Bota Shpëtoi në 2022 se nuk i gjetën venat, i dënuari me vdekje...

Shpëtoi në 2022 se nuk i gjetën venat, i dënuari me vdekje në SHBA do të ekzekutohet duke thithur azot

Para një viti për të do të vlente të thuhej shprehja se “jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”, por situata ka ndryshuar pas një viti.

I dënuari me vdekje Kenneth Eugene Smith i mbijetoi një tentative ekzekutimi vitin e shkuar, pasi ekipi përgjegjës për procedurën nuk ishte në gjendje të identifikonte venat ku do t’i injektonte helmin dhe 58-vjeçari qëndroi i lidhur në barelë për katër orë.

Por tashmë situata ka ndryshuar dhe për herë të parë në SHBA, thithja e azotit të pastër do të përdoret në rastin e tij, për herë të parë për të ekzekutuar një të burgosur.

Pasi dështuan ti gjenin venat vitin e shkuar, u vendos nga ekipi përgjegjës që të eksperimentohet me hipoksinë e azotit.

Hipoksia e azotit është një teknikë që shkakton vdekjen nga mbytja dhe asfiksia brenda katër deri në pesë minuta. Nëpërmjet një maske, subjekti thith gazin dhe fillon të ndjejë mungesë oksigjeni.

Kjo metodë është cilësuar si barbare nga shoqatat e të drejtave të njeriut, përfshirë OJQ-në Equal Justice Initiative, që kanë protestuar kundër saj.

Sa i përket Kenneth Eugene Smith, ai u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm, më pas me vdekje në vitin 1988 për vrasjen e porositur me thikë të Elizabeth Dorlene Sennett, gruaja e një pastori në Kishën Wetside në Sheffield.