Extra Shpëtoi nga tmerri në kopshtin zoologjik në Fier, shihni ndryshimin e luanit...

Shpëtoi nga tmerri në kopshtin zoologjik në Fier, shihni ndryshimin e luanit Lenci

I cilësuar në fund të vitit 2018 si një nga kopshtet zoologjike më të tmerrshëm në Evropë, “Parku Safari” në Fier tashmë është i mbyllur. Kafshët që jetonin aty u shpëtuan falë jehonës në mediat ndërkombëtar, për kushtet ekstreme ku gjendeshin.

Organizata ndërkombëtare “Katër Putrat”, kishte hetuar për “Parkun Safari” në Fier që prej dhjetorit të vitit 2015. Por për shkak të ligjeve, ishte bërë e pamundur ndërhyrja për të shpëtuar kafshët. Çështja mori përmasa të mëdha pas publikimit të disa fotove në tetor 2018 ku tregoheshin kushtet e tmerrshme ku jetonin kafshët.

Në një mision shpëtimi të drejtuar nga policia shqiptare, u shpëtuan mes të tjerëve tre luanë dhe tre arinj. Fillimisht ata u dërgua në kopshtin zoologjik të Tiranës pasi në atë gjendje që ishin nuk mund të transferoheshin në një distancë të largët.

Gjatë operacionit, për arsye sigurie, pronari nuk u njoftuar lidhur me vendimin për t’i konfiskuar kafshët. Forcave të policisë iu desh të hapnin me forcë portën që t’u lejonin hyrjen një ekipi prej 20 personash.

Të gjitha kafshët ishin në gjendje të mjerueshme. Luani Lenci kishte problem me syrin e majtë dhe kishte nevojë për trajtim të menjëhershëm.

“Jemi krenarët që i nxorëm ato kafshë nga ai burg. Një falënderim i madh i shkon qeverisë shqiptare që mundoi atë mision”, shprehet Ioana Dungler, drejtore e Departamentit të Kafshëve të Egra në organizatën ndërkombëtare “Katër Putrat”.

Në listë për t’u shpëtuar ishin 12 kafshë. Tre luanë, tre arinj, një zebër, një dhelpër, një antilopë, një dre bashkë me tre drerë të tjerë që ndodheshin në kopshtin zoologjik të Tiranës. Zebra ngordhi gjatë transportimit nga Fieri për në Tiranë.

Tre luanët u përcaktua që të transferoheshin më tej në Holandë, në një qendër për rehabilitimin e tyre, kurse ariu Dushi u transferua në Gjermani.

Luani Lenci ka lindur në vitin 2010. Ai u bë luani më i famshëm gjatë operacionit të shpëtimit për shkak të një problem që kishte në njërin sy. Sot syri i tij është shëruar, por sërish ka mbetur pak i vogël.

Pas disa viteve të tmerrshme në Fier, sot ai bën një jetë dinjitoze. Më 7 maj 2019, ai bashkë me dy luanët e tjerë u transferuan nga Tirana në Nijeberkoop, Holandë.

Ekipi i “Katër Putrave” udhëtoi 52 orë dhe përshkoi 3 mijë km për të dërguar në një shtëpi të re kafshët e gjora, Lencin, Bobin dhe Zhakun.

Vetëm dy muaj pasi kishte mbërritur në Holandë, Zhakut iu dha lamtumira e fundit. Kjo pasi mushkëria e tij ishte dëmtuar shumë keq.

Lenci, edhe pse në momentin kur mbërriti nuk ishte në gjendje as të qëndronte në këmbë, luftoi fort për ta marrë veten. Veterineri zbuloi se luani kishte hernia që i kishte shkaktuar paralizim të këmbëve të pasme.

Ende nuk dihet nëse, Lenci do të mund të shërohet plotësisht, por ai vijon të luftojë. Punonjësit e qendrës së përkujdesjes në Holandë thonë se, një vit nga mbërritja, Lenci është sot më miqësor, gazmor dhe aktiv.