Kuriozitete Shpikja revolucionare: Frutat e perimet të freskëta deri në 54 ditë

Shpikja revolucionare: Frutat e perimet të freskëta deri në 54 ditë

Frutat dhe perimet do të qëndrojnë të freskëta deri në tre herë më shumë në sajë të një veshjeje të re natyrale dhe të ngrënëshme, të cilësuar si një zbulim i madh për sa i përket ruajtjes së ushqimit.

Kjo veshje ushqyese është bërë nga materialet e bimëve që gjenden në farëra dhe pulpën e frutave dhe formon një barrierë natyrale oksigjeni që parandalon çdo gjë, nga bananet në avokadot, të prishet për një kohë të gjatë.Falë kësaj veshjeje, prodhimet e freskëta mund të blihen nga supermarketet pa nevojën për qese plastike, të cilat mund të eliminojnë miliona ton mbeturina.

Këtë javë, Komisioni Europian dha për përdorimin e veshjes së re, e cila quhet Apeel. Ajo pritet të përdoret në dyqanet europiane këtë vit, duke mbështjellë shumë fruta dhe perime.

Studimet mbi këtë shpikjeje tregojnë aftësinë e jashtëzakonshme të Apeel, e cila kontrollon humbjen e lagështisë dhe kufizon futjen e oksigjenit, për të zgjatur jetën e frutave dhe perimeve.

Për shembull, bananet normale marrin ngjyrë të zezë pas dhjetë ditësh, por nëse vishen me shtresën bimore marrin sërish ngjyrë të një verdhë. Në mënyrë të ngjashme, mund të trajtohen edhe fasulet, avokadot, domatet, mollët, mangot, lakra dhe limon, të cilat kanë qëndruara të freskëta edhe pas 54 ditësh.

Rreth 50% e frutave dhe perimeve në BE, shkojnë në mbeturina për shkak të prishjes brenda një kohe të shkurtër, por një shpikje revolucionare si Apeel pritet të ndihmojë shumë në për ruajtjen e ushqimit.