Në pikën kufitare në Qafë Thanë, ku nga sot hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dimitar Kovaçevski.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama thotë se ky program kufitar ka “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Rama shton se gjithashtu ka lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara.
“Qafë Thanë – Hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”, duke “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara“, shkruan kryeministri Rama.
Vendimi për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e kalimit kufitar Qafë-Thanë u miratua në mbledhjen e dy qeverive mbajtur më 14 nëntor 2022.