Sport Shqipëri-Spanjë për historinë, Tifozët Kuqezi dalin me njoftim të rëndësishëm

Shqipëri-Spanjë për historinë, Tifozët Kuqezi dalin me njoftim të rëndësishëm

“Deti” kuqezi prej 50 mijë tifozësh që zëvendësoi “Murin Verdhezi” të Dortmundit në “Signal Iduna Park” dhe më pas shkëlqeu në tribunat e “Volksparkstadion” të Hamburgut, do të zhvendoset në Duseldorf të hënën.

25 deri në 30 mijë tifozë shqiptarë përllogaritet të jenë nesër në mbrëmje në stadiumin “Merkur-Spiel Arena” për të mbështetur kombëtaren shqiptare.

Tifozët kuqezi nuk kanë dashur të humbin sfidën historike përballë Spanjës, ku një 3 pikësh do të na dërgonte në fazën e 1/8 për të parën herë në histori.

Sakaq, mësohet se tifozët shqiptarë janë duke blerë edhe biletat e rivalëve iberikë, që kanë humbur interesin për sfidën pasi kombëtarja “La Roja” u kualifikua si e para e grupit pas fitores ndaj Italisë.

Ndërsa tifogrupi ultras i Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi kanë bërë një njoftim para ndeshjes në rrjete sociale ku kanë caktuar pikëtakimin e tyre dhe thërrasin të gjithë shqiptarët t’i bashkohen në mbështetje të ngjyrave kuqezi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tifozat Kuq e Zi (@tifozatkuqezi)