Kryesore Shqipëria barazon me Çekinë në Pragë, perla e Bajramit na jep një...

Shqipëria barazon me Çekinë në Pragë, perla e Bajramit na jep një pikë të rëndësishme

Shqipëria ka barazuar 1-1 në transfertë ndaj Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Një supergol i Nedim Bajramit në minutën e 66-të, i dha barazimin e artë kuqezinjve.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi me gol për çekët, që shënuan me Provod në minutën e 48-të, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Gjithsesi Çekia kaloi në avantazh në minutën e 56-të, me Cerny. Ky avantazh zgjati pak, pasi 10 minuta më vonë, Nedim Bajrami vendosi baraspeshën, duke shënuar një supergol nga jashtë zone.

Rezultat nuk ndryshoi deri në fund dhe Shqipëria merr një barazim të artë, në transfertë, ndaj njërit prej rivalëve direkt për vendin e parë.

Sa i përket renditjes, në Grupin E, Çekia mban vendin e parë me 8 pikë, 1 pikë më shumë se Shqipëria e vendit të dytë, ndërsa Polonia mban vendin e tretë me 6 pikë. Pikërisht me polakët, Shqipëria do të përballet më 10 Shtator në Tiranë.