Shqipëria bëri detyrën në transfertën e San Marinos, duke marrë 3 pikët e radhës në grup, por duke mos arritur të jetë bindëse në sulm.
Kuqezinjtë arritën të zhbllokojnë rezultatin vetëm në pjesën e dytë, kur në minutën e 63, Rey Manaj goditi me kokë saktë, pas një krosimi të Uzunit.
Në minutën e 85, ishte vetë Uzuni që dërgoi topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë.
Përveç dy golave, ekipi jonë goditi shtyllën dhe traversën me Hysajn dhe Gjimishitin respektivisht.
Me këtë fitore, Shqipëria ngjitet në vendin e tretë të grupit I, me 6 pikë. Anglia vijon kryesimin pasi mundi Poloninë 2-1, ndërsa Hungaria renditet e dyta pas fitores së thellë 4-1 në transfertë ndaj Andorrës.
Kosova del pa pikë nga Spanja
Kosova është mundur me rezultatin 3-1 në ndeshjen e radhës së Eliminatoreve për Botërorin 2022 përballë vendasve të Spanjës.
Ndonëse me një diferencë shumë të madhe mes emrave që ishin në fushë, Kosova zhvilloi një ndeshje të madhe dhe nuk u tregua aspak inferiore ndaj ish kampionëve të botës.
Ndeshja u zhbllokua nga Olmo në minutën e 34 të takimit me një goditje shumë të bukur nga jashtë zonës. Dy minuta më vonë rezultati dyfishohet për vendasit nga Pedro.
Kosova tentoi të reagonte por përpjekjet e saj ishin të vogla. Në minutën e 70, një daljen e gabuar e portierit vendas solli dhe golin për ekipin e Dardanëve me Halimin, i cili shënoi një gol spektakolar nga mbi 40 metra.
Vendasit u hodhën në sulm dhe në të 75 Moreno vulosi rezultatin përfundimtar të takimit 3-1.
Pas kësaj humbje, Kosova renditet në vend të fundit në grup pa asnjë pikë.