Shqipëria ka dëbuar ambasadorin e Iranit në vendin tonë Gholamhossein Mohammadnia për cenim të sigurisë kombëtare.
Largimi i ambasadorit është bërë i ditur nga John Bolton, këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump për çështjen e sigurisë, John Bolton.
Në një postim në rrjetet sociale, Bolton thekson: “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dëboi ambasadorin iranian, duke i sinjalizuar liderëve iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne mbështesim kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar teksa ata qëndrojnë kundër sjelljes së papërgjegjshme dhe të rrezikshme të Iranit në Europë dhe përreth globit”.
Prime Minister Edi Rama of Albania just expelled the Iranian ambassador, signaling to Iran’s leaders that their support for terrorism will not be tolerated. We stand with PM Rama and the Albanian people as they stand up to Iran’s reckless behavior in Europe and across the globe.
— John Bolton (@AmbJohnBolton) December 19, 2018
Gholamhossein Mohammadnia akuzohej nga muxhahedinët në vendin tonë si agjent i shërbimeve sekrete iraniane.