Shqipëria do të dërgoj në mision 22 ushtarakë në detin Egje. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë. Në përfundim të mbledhjes, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se me dërgimin e kësaj trupe, shkon në 8 numri i misioneve ku Shqipëria është aktive.
“Mision prej 22 ushtarakësh dhe një anije ‘Iliria’ në misionin e NATO-s në detin Egje. Pjesëmarrje e rëndësishme, ne jemi aktivë në KFOR, prezenca më e madhe në Kosovë, jemi në Bullgari me një togë, jemi ofruar për të dërguar më shumë se 100 ushtarakë në Rumani për të forcuar krahun lindor të NATO-s. Bëhen rreth 8 misione ku marrim pjesë në mënyrë aktive”, tha Peleshi.
Nga ana tjetër, sot u mor vendimi për ngritjen një e Komiteti Shtetëror për festimet e 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
“U ra dakord, për ngritjen një e Komiteti Shtetëror për festimet e 80 vjetorit, do festohet në gjithë Shqipërinë. Do ketë një koordinim, nga Ministria përmes një komiteti shtetëror”, tha Peleshi.