Aktualitet Shqipëria dërgon zjarrfikëset për ndihmë, Greqia i kthen pas: Nuk kemi nevojë

Shqipëria dërgon zjarrfikëset për ndihmë, Greqia i kthen pas: Nuk kemi nevojë

Pas më shumë se katër orësh në doganën e Kapshticës, pala greke ka kthyer mbrapsht zjarrfikëset dhe mjetet që po shkonin për të ofruar ndihmë.

Sistemi Evropian i Mbrojtjes Civile i është përgjigjur Shqipërisë se nuk ka më nevojë për ndihma tokësore sa i takon situatës së zjarreve, pasi ato janë plotësuar nga vende e tjera të BE-së.

Në këtë mënyrë, zjarrfikëset e nisura janë kthyer pas.

Mësohet se zjarrfikëset qëndruan disa orë në qytetin e Bilishtit dhe më pas në Pyllin e Cangonjit.