Politika “Shqipëria dhe Greqia do ulen së shpejti për kufirin detar”

“Shqipëria dhe Greqia do ulen së shpejti për kufirin detar”

Shqipëria dhe Greqia do të ulen së shpejti për gjetur një marrëveshje përfundimtare mbi hapësirën detare që ndan dy vendet.

Paralajmërimi është bërë nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias gjatë një intervistë radiofonike dhënë për radion “Real.gr”  ka deklaruar se së shpejti Greqia dhe Shqipëria do finalizojnë disa çështje të lëna pezull prej kohësh.

Mes këtyre çështjeve, kryediplomati grek përmendi edhe atë të kufirit detar që prej vitesh mbetet pezull pavarësisht se palët janë ulur disa herë në tryeze.

Më pas duke u ndalur edhe tek proceset integruese të Shqipërisë në BE, Nikos Dendias tha se për Shqipërinë është më e vështirë sesa Maqedonia e Veriut. Kjo, tha Ministri i Jashtëm grek, pasi kemi ende çështje të hapura  mes dy vendeve, ku kryesorja është respektimi i të  drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.