Ndërkohë që vendi po digjet nga zjarret, në Librazhd kanë rënë reshje shiu të shoqëruara edhe me breshër.
Breshëri i rënë në fshatin Kuturman ka dëmtuar kulturat bujqësore si misrin, fasulen dhe pemët frutore.
I kontaktuar ne telefon kryetari i Njësisë Administrative Ardian Kushi shprehet se ka marrë njoftim nga banorët dhe po evidentohen dëmet e shkaktuara.