Universiteti i Tiranës renditet i fundit nga universitetet kryesore të vendeve të rajonit.
Në klasifikimin botëror të cilësisë së universiteteve sipas “Ranking web of Universities” Shqipëria renditet e 3 786-ta nga 31 mijë universitete në 200 shtete të botës.
Në rajon, i pari renditet Universiteti i Athinës, pasuar nga Universiteti i Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Klasifikimi që bën ‘Ranking web’ bazohet në cilësinë, kërkimin shkencor, performancën e çdo universiteti, sipas pasqyrimit që ato vetë bëjnë në web-et e tyre.
“Harvard University” vazhdon të mbetet universiteti më i mirë në botë. Pas Harvardit renditen “Stanford University” dhe “Massachusetts Institute of Technology”.
Për klasifikimin e cilësisë së universiteteve ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit thekson se të dhënat e “Ranking Web of Universities” janë tregues i tronditjes së rëndë të cilësisë së Arsimit të Lartë dhe sinjal alarmi për shoqërinë në tërësi. “Arsimi duhet kthyer në përparësi kombëtare për të ndalur fenomenin e shpopullimit dhe garantuar zhvillim të qëndrueshëm, progres dhe të ardhme të sigurt evropiane”, thotë Meta.