Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportit të publikuar sot nga “Reporterët pa Kufij”, sipas të cilit, Shqipëria renditet e fundit në rajon për lirinë e shtypit.
Në reagimin e tij, Rama shprehet se, Shqipëria do ta analizojë me kujdes, do të zhvillojë konsultime si dhe do të ndërmarrë aksione të mëtejshme për të përmirësuar lirinë e medias, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve.
“Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot ndaj dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre të thellë. Ne do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët e interesuara dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve. Jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim në të gjithë botën. Qeveria shqiptare është e gatshme të ndërmarrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në thyerjen e këtij trendi”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
The issue of freedom of information is one of the most important today and I want to thank Reporters Without Borders for their insightful report. We will analyse it carefully, consult with all relevant parties and take further action to improve the media environment, protect…
— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2024