Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se gjatë qeverisjes së tij Shqipëria ka bërë hapa mbrapa.
Me një shënim në “Facebook”, lideri i selisë blu duke iu referuar të dhënave të UNDP-së për Indeksin e Zhvillimit Njerëzor për rastin e Shqipërisë, shton se të statistikat faktojnë një ngecje të zhvillimit në vend.
“Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index ) në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes”, shkruan Basha.
Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index ) në rastin e Shqipërisë…
Posted by Lulzim Basha on Saturday, 19 December 2020
Ai shkruan më tej se Shqipëria është në amulli për shkak të politikave të gabuara, ndaj shton se ka ardhur “koha për ndryshim”, duke lënë të kuptohet se Partia Demokratike është alternativa e duhur për qytetarët.
“Grafiku shumëvjeçar i këtij raporti të përvitshëm të nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) demonstron qartë se gjatë viteve të qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria është në amulli apo “në vend-numëro”. Mjaft më. Është koha për ndryshim”, shkruan Basha.