Kombëtarja Shqiptare ka triumfuar 3-1 dhe në ndeshjen e dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit, përpara Europianit të Gjermanisë.
Kuqezinjtë treguan qëndrueshmëri dhe karakter në një takim që foli totalisht për ta dhe sytë e të gjithë shqiptarëve tashmë janë nga data 15 qershor, kur luhet dhe ndeshja e parë për Kombëtaren tonë përballë kampionëve në fuqi të Italisë.
Nedim Bajrami ishte ai që rihapi serinë e golave në minutën e 11 të takimit. Ndonëse ndeshja u shoqërua nga reshje shiu kuqezinjtë treguan grintë dhe dëshirë për të shënuar më shumë.
Ndërrimet e Sylvinho rezultuan të suksesshme me Manaj që rigjeti goli me kombëtaren në minutën e 81 pas 4 vitesh, teksa goli i tretë u shënuan nga Laçi 6 minuta më vonë.
Gurbanli ishte ai që realizoi golin e flamurit për Azerbajxhanin në minutën e 91.
Kjo ishte miqësorja e fundit para Europianit, aty ku Shqipëria do të jetë në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.