Shqipëria ia ka dalë të mbyllë Lojërat Olimpike të Parisit me dy medalje.
Pas fitores së djeshme të Chermen Valiev, i cili shkroi historinë për Shqipërinë, duke i dhënë vendit tonë medaljen e parë në Lojërat Olimpike, edhe Islam Dudaev ka triumfuar në garën e sotme.
Mundësi i ekipit tonë kombëtar ia ka dalë të fitojë medaljen e bronztë duke mposhtur në finale hungarezin Ismail Musukaev.
Ishte një përballje tepër e luftuar mes të dyve, por Dudaev doli triumfues me rezultatin 13-12.
Dudaev u rikthye në garë falë ripeshkimit për medaljen e bronztë, ndërsa fati i buzëqeshi duke shkuar direkt në finale, pasi kundërshtari i tij amerikan Retherford u tërhoq nga gara pasi nuk arriti dot peshën.
Vlen të theksohet se të dyja medaljet Shqipërisë ia dhuruan dy mundësit të natyralizuar në shqiptarë.