Kombëtarja e humbi me rezultatin 4–1 sfidën kualifikuese të Botërorit në fushën e Polonisë.
Kuqezinjtë përveç golit patën raste të tjera shënimi, por nuk arritën të merrnin pikë nga përballja e zhvilluar të enjten në Varshavë.
Polonia shënoi e para me kapitenin Lewandowski në minutën e 12’. Kuqezinjtë e rritën ritmin e lojës dhe arritën të barazonin përkohësisht me Cikalleshin në mesin e pjesës së parë.
Edhe pse krijuan të tjera mundësi para portës polake me Manajn ishin vendasit që realizuan në të 44’ me Buska.
Pas pushimit Shqipëria nuk qëndroi në mbrojtje duke kërkuar golin, por ishte Polonia që shënoi të tretin në minutën e 54’.
Një pasim i gabuar i Bares u shfrytëzua nga Lewandowski, i cili ia bëri të lehtë Krychowiak të realizonte.
Në minutat e fundit Linetty shënoi golin e katërt për polakët pas një kundërsulmi. Një humbje që e zbret në vendin e katërt Shqipërinë që do të presë të dielën Hungarinë dhe të mërkurën San Marinon në Elbasan.
Në takimet e tjera të Grupit I, Anglia mundi 4–0 Hungarinë, ndërsa Andorra fitoi 2–0 me San Marinon.