Shqipëria fitoi një ndeshje vendimtare për rrugëtimin e saj në Nation League. Shqipëria ngjitet në kuotën e 8 pikëve, 2 më pak se Bjellorusia, por që duhet të ndeshet me djemtë e Edi Rejas në një finale të vërtetë
Tri ndeshje zyrtare kishte Shqipëria që nuk shënonte asnjë gol, por ndaj Kazakistanit në Air Albania kuqezinjtë realizuan plot tre herë për një fitore bindëse me shifrat 3-1 që i ngjiti në vendin e 2-të të grupit 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Një sukses i merituar në një ndeshje ku skuadra e Edy Rejas prodhoi shumë volum loje dhe ishte më lart se kundërshtari në çdo aspekt.
Ndeshja
Nuk kaluan shumë minuta dhe kuqezinjtë gjetën edhe golin e dytë me mbrojtësin Ardjan Ismajli që në minutën e 23-të përfitoi nga një top i mbetur në zonë, dhe realizoi golin e tij të parë me fanellën e kombëtares. Por festa e avantazhit të dyfishtë nuk zgjati aspak sepse me nisjen e topit Abiken përfitoi nga dalja e Berishës dhe një goditje direkte nga mesi i fushës realizoi një gol spektakolar. Shqipëria iu afrua golit të tretë në dy raste me Myrto Uzunin që shpërdoroi shumë para porte. Gjithsesi kuqezinjtë e gjetën golin e tretë dhe atë të sigurisë në minutën e 61-të me një penallti të fituar nga Abrashi dhe të kthyer në gol nga Rey Manaj. Më pas Shqipëria menaxhoi shumë mirë avantazhin duke marrë një fitore me shumë vlera, ndërsa Reja u dha mundësi për të luajtur edhe disa lojtarëve të rinj si Doka apo Selahi.
Duhet fitorja ndaj Bjellorusisë
Pas tre ditësh kuqezinjtë do të diskutojnë vendin e parë në grup ndaj Bjellorusisë po në Air Albania në një tjetër ndeshje të cilën duhet ta fitojnë me çdo kusht, pasi aktualisht Bjellorusia që mposhti Lituaninë 2-0 kryeson grupin me 10 pikë.
Goli i parë i Shqipërisë erdhi në minutën e 16-të dhe u “gatua” nga dy futbollistët më ekspertë që ishin në fushë. Krosim perfekt i Memushajt dhe Cikalleshi bëri një goditje të saktë me kokë duke mposhtur portierin kazak.