Sport Shqipëria rrëmben medaljen e artë në mundje

Shqipëria rrëmben medaljen e artë në mundje

Islam Dudaev shpallet Kampion Europe në mundje.

Mundësi që garon me flamurin shqiptar ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer në finalen e Kampionatit Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.

Sportisti me origjinë çeçene i fitoi të gjitha ndeshjet në disiplinën e stilit të lirë për peshat deri në 65 kilogramë dhe në finale arriti të mposhtë rusin Gadzhimurad Rashidov.

Sfida më e rëndësishme ishte ajo në gjysmëfinale përballë azerit Rahimzada, të cilin e mposhti me rezultatin 3 me 1.