Kryesore Shqipëria rreshtohet krah Kosovës, del kundër deklaratës së Borrel

Shqipëria rreshtohet krah Kosovës, del kundër deklaratës së Borrel

Rama dhe Borrell

Shqipëria nuk mbështet deklaratën e BE për dialogun për Kosovën dhe Serbinë. Sipas Tiranës zyrtare, qëndrimet e Borrel nuk janë të përshtatshme për situatën dhe nuk duhet të bëhet përgjegjëse Kosova.

Deklarata është bërë në 19 shtator, duke ju referuar kryesisht zhvillimeve në veri të Kosovës.

Kjo është hera e parë që Shqipëria nuk është në të njëjtën linjë me Bashkimin Evropian në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas përfaqësuesit të lartë të BE, Joseph Borrel, lëvizjet e Kosovës nuk janë në përputhje me ligjin dhe kontribuojnë për të rritur tensionet.

Po ashtu kjo deklaratë nuk reflektonte ngjarjet e fundit në veri dhe pritet qëndrimi i ri nga BE për sulmin ku u vra një polic.

Pikërisht ky paragraf në deklaratën zyrtare, ka bërë që Shqipëria të mos e pranojë këtë qëndrim duke u shprehur kundër.

Kjo e mërkurë ishte afati i fundit i vendosur nga BE për t’u shprehur nga vendet anëtare dhe ato kandidate, në mënyrë që qëndrimi të ishte i linjëzuar. Në këtë rast, Shqipëria ka zgjedhur të jetë krah Kosovës.