Shqipëria debuton me fitore në shtëpi duke fituar 2 me 0 sfidën me Moldavinë. Shqipëria siguroi në “Air Albania” fitoren e parë në ndeshjen e dytë të grupit E të eliminatoreve Euro 2024. Golat u shënuan nga Asani dhe Bajrami.
Kombëtarja arriti fitoren e parë në kualifikueset e Euro 2024, duke marrë edhe pikët e para që vlejnë për objektivin, pjesëmarrja në fazën finale që do të mbahet të Gjermani.
Shqipëria e drejtuar nga Sylvinho mundi me rezultatin 2–0 Moldavinë të shtunën në stadiumin “Air Albania” i mbushur i tëri për këtë sfidë.
Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Jasir Asani dhe Nedim Bajrami, duke e ngjitur skuadrën në vendin e tretë me po aq pikë sa Polonia që renditet e dyta.
Në pjesën e parë kuqezinjtë kishin disa raste ku u veçua shtylla e Cikalleshit, ndërsa i lejuan pak kundërshtarëve.
Tifozët pritën deri në minutën e 52’ për të festuar golin që erdhi nga këmbët e Jasir Asanit, i pari për të me Kombëtaren. Goditja e tij nuk i dha mundësi portierit Railean të reagonte.
Në të 76’ një gabim i moldavëve u kthye në kundërsulm nga kuqezinjtë. Kësaj here ishte Nedim Bajrami, i cili realizoi dhe ndezi përsëri atmosferën në fushë dhe tribuna.
Albania [2] – 0 Moldova
Nedim Bajrami 76'
— zack💚 FAST GOALS (@GoalsZack) June 17, 2023
Një fitore me rëndësi kjo e Kombëtares që të martën do të luajë në transfertë me Ishujt Faroe që u mund me rezultatin 3–0 nga Çekia. Qëllimi janë përsëri 3 pikët, pasi në Shtator Shqipërinë e presin dy ndeshje të vështira me Çekinë në transfertë dhe Poloninë në shtëpi.