Shqipëria është solidarizuar me Izraelin pas luftës që ka nisur me grupin e Hamasit.
Flamuri izraelit është shfaqur në Tiranë në fasadën e godinës së Universitetit Politeknik.
Pamjet janë shpërndarë nga kryeministri Edi Rama.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit mizor terrorist dhe të njerëzve të pafajshëm që janë marrë peng nga terroristët”, shkuan Rama në Facebook.
Izraeli ka shpallur luftën pas sulmit të befasishëm me raketa nga Hamasi një ditë më parë.
Nga lufta e deritanishme janë mbi 1000 të vrarë dhe mijëra të plagosur.