Politika Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, Rama:...

Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, Rama: Një tjetër rol ndërkombëtar

Shqipëria do të jetë në nga 15 vendet që do të ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriu në OKB. Kjo është një mundësi që vendit tonë i jepet për herë të dytë.

Lidhur me këtë ngjarje, kryeministri Edi Rama shkruar në rrjetet sociale se Shqipëria po merr një tjetër rol ndërkombëtar.

“Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026. 15 anëtarët e rinj të KDNJ: Shqipëria, Brazili, Bullgaria, Burundi, Kina, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Domenikane, Franca, Gana, Indonezia, Japonia, Kuvajti, Malaui dhe Hollanda”, shkruan kreu i qeverisë.