Aktualitet Shqipëria, vendi me nivelin më të lartë në rajon për abortet

Shqipëria, vendi me nivelin më të lartë në rajon për abortet

Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të aborteve në rajon. Nga të dhënat rezulton se në vend, për çdo 1 mijë lindje ka 162 aborte, nivel ky më i lartë se Kosova, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Serbia.

Dëshira për të pasur djalë apo mosha jo e përshtatshme nuk janë arsyet e vetme të aborteve në shkallë të lartë në vend.

Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, në harkun e viteve 5 viteve në vend janë kryer gati 26 mijë aborte.

Kjo shifër është gati e njëjtë me numrin total të bebeve të lindura në vitin 2021.