Mungesa e sfidave nuk e ka penguar kombëtaren shqiptare të ngjitet në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Kuqezinjtë kanë fituar një pozicion gjatë muajit Shkurt, teksa tashmë gjenden në vendin e 65-të. Skuadra e trajnerit Edi Reja ka përfituar nga rënia me disa vende e kombëtares së Republikës Demokratike të Kongos. Kjo e fundit nuk arriti të dalë mirë në Kupën e Afrikës. Rritje ka pësuar dhe kombëtarja e Kosovës.
Përfaqësuesja dardane fiton dy pozicione, duke u ngjitur në vendin e 109.
Renditja e 10 vendeve të para nuk ndryshon, përjashtuar këtu ndryshimin e pozicioneve të Argjentinës me Anglinë, të cilët tashmë renditen në vendin e katërt dhe të pestë. Belgjika vijon të qëndrojë në vendin e parë, ndjekur nga Brazili dhe Franca.