Vogëlushja është dërguar në spital ku ka nevojë për disa qepje. Rojtari i pyllit vret zogun grabitqar.
Në Norvegji, një shqiponjë e artë ka sulmuar një vajzë 20 muajshe e cila po luante në oborrin e shtëpisë së familjes së saj. Zogu grabitqar u hodh papritmas drejt saj, duke e goditur me kthetrat e saj.
Nëna dhe një fqinj, të alarmuar nga të qarat e vogëlushes, nisën të godisnin zogun grabitqar për të shpëtuar vajzën. Por në fund u desh edhe ndërhyrja e rojtari pylli. Vajza u dërgua në spital: gjendja e saj nuk duket e rëndë, por aksidenti ishte traumatik për familjen dhe komunitetin.
“Shqiponja u shfaq nga hiçi dhe rrëmbeu vajzën tonë më të vogël”, tha babai për mediat norvegjeze. “Mamaja u hodh menjëherë për ta ndihmuar dhe tentoi të largojë shqiponjën, por duhej të luftonte që ta lironte vajzën tonë”, shtoi babai. Kafsha ishte veçanërisht agresive dhe vazhdonte të kthehej, ndërsa gruaja përpiqej të mbronte vajzën e vogël dhe të largohej.
Më pas një fqinj iu ka ardhur në ndihmë dhe ka tentuar të largojë zogun grabitqar me një shkop, por nuk ka mundur ta bëjë këtë për shkak të këmbënguljes së shqiponjës, e cila duket se e ka parë vajzën e vogël si pre. Në fund, një rojtar pylli, Per Kare Vinterdal, mbërriti dhe arriti ta ndalonte kafshën vetëm duke e vrarë. Vogëlushja u trajtua në spital. Kthetrat e zogut grabitqar i shkaktuan disa gërvishtje në fytyrë dhe plagë: njëra prej tyre, në pjesën e pasme të qafës që kërkonte disa qepje. Mjekët që trajtuan vogëlushen konstatuan se gjendja e saj nuk ishte e rëndë. Megjithatë, frika e fortë mbetet.
Rasti ka shkaktuar një debat publik në Norvegji, ku raportohet se brenda pesë ditëve kanë ndodhur katër sulme nga shqiponja e artë. Agresiviteti i treguar ndaj një njeriu nga shqiponja është e pazakontë për specien e saj.
Sulme të tilla janë jashtëzakonisht të rralla. “Shqiponja ishte e vendosur dhe vazhdoi të kthehej pavarësisht përpjekjeve për ta përzënë atë,” komentoi rojtari i parkut. Zogu i madh grabitqar mund të sulmojë një person vetëm nëse ndihet i kërcënuar. Megjithatë, në këtë rast nuk është ende e qartë se çfarë mund të ketë shkaktuar këtë mekanizëm mbrojtës.