Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas bllokimit të dhjetëra qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit kufitar me urdhër të qeverisë.
Rreth 50 emigrantë shqiptarë e kanë kaluar natën jashtë në të ftohtë.
Lideri i opozitës akuzon qeverinë se vendimi për të lënë jashtë kufijve shqiptarët është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm.
“Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm. Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre. Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!”, thotë Basha.