Rita Ora, Dua Lipa, Fadil Berisha, Emina Cunmulaj dhe Amanda Koçi (Ava Max) janë disa nga emrat më në zë që kanë përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në fusha të ndryshme të artit nëpër botë.
Asnjë nga ta nuk harroi të uronte atdheun në dy data shumë të rëndësishme siç janë 28-29 Nëntori.
Rita Ora, këngëtarja nga Kosova zgjodhi dy foto të sajat ku ishte e veshur në kostume tradicionale për të uruar Ditën e Flamurit.
Urime dita e flamurit!!!! Happy Independence Day Albania! 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 pic.twitter.com/g9QwkK4lo2
— Rita Ora (@RitaOra) November 29, 2021
Dua Lipa postoi në faqen e saj zyrtare në Instagram foto në të cilat tregohej këngëtarja me duart që kryqëzoheshin për të bërë simbolin e shqiponjës dykrenare, flamuri kuq e zi dhe një gotë vere në të cilën dukej përsëri simboli i shqiponjës.
Ajo postoi gjithashtu dhe urimin e të atit të saj, Dukagjin Lipës i cili në faqen e tij kishte publikuar urimin për Shqipërinë.
“1 Flamur, 1 Komb. Gëzuar Ditën e Pavarësisë,” – shkroi ai.
View this post on Instagram
Fotografi i mirënjohur Fadil Berisha vendosi të postojë në rrjetin e tij social disa foto modelesh me veshje tradicionale shqiptare, krahas të cilave shkroi dhe urimin e tij për 28 Nëntorin.
View this post on Instagram
“Urime flamuri im,” – shkroi në faqen e saj zyrtare modelja me famë botërore Emina Cunmulaj. Filantropja solli në vëmendje flamurin shqiptar i cili u shfaq në ndërtesën më të madhe në botë “Burj Khalifa” në Emiratet e Bashkuara Arabe një vit më parë.
Amanda Koçi e njohur me emrin e artit si Ava Max ka postuar një foto të sajën me në sfond flamurin shqiptar duke e shoqëruar me urimin për Ditën e Pavarësisë.