Kryesore “Shqiptarët na kanë pushtuar”, Rama: Presim të kërkohet falje për deklaratat e...

“Shqiptarët na kanë pushtuar”, Rama: Presim të kërkohet falje për deklaratat e Sekretares britanike Braverman

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria pret një kërkesë falje nga Britania e Madhe për deklaratat që bëri Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman disa ditë më parë, kur tha se shqiptarët në Angli “i kanë pushtuar”.

Në një intervistë për median britanike Sky News, Rama u shpreh se kjo ka qenë një deklaratë e llogaritur më herët nga ana e Sekretares Braverman për të qëllime të tyre të politikës së brendshme britanike.

Sky News: Si ju kanë bërë të ndiheni deklaratat e Suella Braverman se shqiptarët na kanë pushtuar dhe janë përfshirë në aktivitete kriminale?

Kryeministri Rama: Ajo që më ka bërë më tepër të trishtuar dhe të mërzitur është fakti që ende nuk ka patur një kërkesë faljeje. Ka patur një ekzagjerim të mënyrës së të shprehurit dhe kjo është cilësuar si një sulm ndaj shqiptarëve

Sky News: Ju mendoni që shqiptarët e duan një falje nga Mbretëria e Bashkuar?

Kryeministri Rama: Ne nuk e kemi nevojë në faktin që ne nuk jetojmë dot pa atë. Por sidoqoftë kur ju nuk e bëni këtë gjë dhe kur ju e shmangni kërkesën e faljes, do të thotë që kjo nuk është thjesht një deklaratë, por ka një llogaritje pas saj. Ju jeni duke folur për një numër votuesish që duan ta dëgjojnë këtë dhe jeni duke i ushqyer ju me këtë sepse janë votuesit tuaj. Do të thotë që është një deklaratë e cila ka qenë e llogaritur për njerëzit tanë në Britani por gjithashtu dhe për vetë Britaninë.

Sky News: Jeni Kryeministër prej 9 vitesh. Sa plane keni bërë për t’i mbajtur qytetarët? Kemi dëgjuar shumë qytetarë që thonë se nuk ka atje shpresë, nuk ka asgjë për të bërë shqiptarët që të jetojnë. Sa përgjegjësi keni ju?

Kryeministri Rama: Është e vërtetë që tani është një periudhë kur ka një influencë shumë të madhe dhe shumë të keqe për shkak të luftës, për shkak të krizave. Pas pandemisë që jemi duke e marrë veten e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të bëjmë gjëra të mëdha që t’i lejojmë qytetarët që të jetojnë për këdo që ka mundësi. Gjithashtu e dimë që çfarëdo që të bëjmë Shqipëria nuk do të jetë Paris, nuk do jetë Londër, nuk do të jetë Berlin.