Aktualitet Shqiptarët ndryshe nga gjithë rajoni, gjuha gjermane, ajo që po mësohet më...

Shqiptarët ndryshe nga gjithë rajoni, gjuha gjermane, ajo që po mësohet më shumë

Gjermania është vendi i preferuar për shqiptarët, të paktën për ata të cilët kanë vendosur të largohen nga vendi, dhe të cilët nuk janë të paktë në numër.

Ata që i drejtohen Gjermanisë çdo vit janë të shumtë, dhe nuk janë vetëm azil-kërkues por pjesa dërrmuese janë profesionistë të rregullt.

Gjermaninë si destinacionin e preferuar të shqiptarëve migrues sot, e konfirmon edhe një studim i fundit, paçka se situata shihet nga një këndvështrim krejt tjetër.

Kjo hartë tregon se çfarë gjuhe të botës po mësojnë aktualisht qytetarët e secilit vend. Shqiptarët, siç duket edhe nga ngjyra jeshile, po mësojnë pikërisht gjermanisht.

Pra, perceptimi i përgjithshëm se një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë po mendojnë të largohen, të paktën mes atyre që nuk janë larguar ende,  konfirmohet nga kjo e dhënë.  Nuk mund të jetë thjesht rastësi, që gjuha që po mësojnë aktualisht shqiptarët është pikërisht ajo gjermane. Kjo, pasi shqiptarët, historikisht kanë qenë të lidhur pas gjuhës italiane dhe asaj angleze, të paktën pas viteve `90.

Që këto të dhëna nuk janë thjesht rastësi e konfirmon edhe trendi rajonal. I gjithë rajoni është i ngjyrosur me ngjyrën jeshile, ndërkohë që pjesa dërrmuese e Europës paraqitet me ngjyrën rozë, që do të thotë se europianët po mësojnë gjuhën angleze, ndërkohë që ballkanasit po mësojnë masivisht gjermanisht.

Të dhënat janë përpiluar në bazë të aplikacioneve të ndryshme që mundësojnë mësimin e gjuhëve të huaja. Në bazë të këtyre të dhënave, anglishtja është gjuha e dytë e preferuar nga shqiptarët aktualisht.