Kryesore “Shqiptarët në Selanik kalorës të së ardhmes”, Rama: Ka qenë një shqiptar...

“Shqiptarët në Selanik kalorës të së ardhmes”, Rama: Ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob i madh historik

Kryeministri Edi Rama në takimin e tij me shqiptarët e Greqisë ka bërë një përmbledhje të saj që ka qenë dhe është Selaniku për emigrantët shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se mezi e ka pritur këtë takim me diasporën në Greqi, për të cilën ka thënë se mbase i ka dhënë një jetë të dytë Selanikut.

Edi Rama: Lëndohen interesat e gjithë këtij rajoni që fatkeqësisht ka prodhuar më shumë histori se sa ka mundur të tresë. Leximi me sytë e së ardhmes na jep mijëra arsye. Aq sa shqiptarët dhe grekët kanë bashkëndarë diellin për të parë një vlerë dhe forcë të shtuar në rrugën e pandashme të së ardhmes dhe për t’i parë territorit e njëri-tjetrit si hapësira mirrëqenie, jo si copa hartash të verdha ku kultivohet drurët e shtrembët të nacionalizimit. Selaniku, qyteti i jetëve të shumë brezave dhe njerëzve me prejardhje të ndryshme, ku shqiptarët kanë pasur vendin dhe rolin e pamohueshëm për shekuj me radhë. Herë si ushtarë, herë të punëtorë, herë si individë problematikë, në mozaikun e këtij qyteti përkrah hebrenjve, turqve dhe grekëve, shqiptarët kanë vendosur gurët e një modeli bashkëveprimi dhe shkrirje ndëretnike, ku të vetmit kufinj për t’u kapërcyer ishin të imagjinatës.

Në këtë qytet, Europa pa kufij është njohur shumë e shumë kohë para se të shfaqej Europa e traktateve dhe të merrte formën e vet BE-ja. Kur idetë e pavarësisë shqiptare, filluan të zgjodhin shpirtrat e mbyllur ishte pikërisht në vend si Selaniku ku shqiptarët gjetën zë, përfytyruan një të ardhme lirie, njohën shijen e lirisë, jashtë kallëpit të Perandorisë, u mblodhën në Selanik dhe si mendimtarë në këtë qytet që mëshironte urën lidhëse mes lindjes dhe perëndimit. U gjetën jo si pengje të së kaluarës, por si kalorës të së ardhmes. E kam pritur këtë takim tonin në Selanik me një farë padurimi sepse të takosh shqiptarë në Selanik, mundësi për të depërtuar në frymën e bashkëpunimit që një qytet botë si ky ka ditur të ju ofrojë botëve që e rrethojnë. Unë jam këtu sot me ju kur sapo ka hyrë Nëntori, muaji jonë kuqezi, i pavarësisë, 2 datat tona më të mëdha për të sotmen tonë europiane. Si shqiptar dhe si selanikas, ju keni kremtuar festën e Pajtorit, Shën Dhimitrit. Ai ka qenë rregullatori i jetëve të njerëzve të zakonshëm.

Selaniku ishte nga më të dëshiruarit nga shqiptarët. Sot, unë dua të kujtoj se përveçse shqiptari i ka dhënë me kohë një pjesë domethënëse të ngjyrës së vet, ai i ka dhënë ndoshta një jetë të tij të dytë Selanikut. Ju duhet ta dini se ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob i madh historik dhe i ka dhënë shansin të gjejë veten, ku Selaniku ka begatuar si një nga krenaritë e mëdha të Greqisë. Shqiptarë krenarë dhe jo radhë kacak zbritën në Selanik duke shkaktuar pakënaqësi të mëdha, aq sa Valiu përzuri shqiptarët. Histori e cila e spikat një moment më shumë, e ka mbajtur të fshehur historinë e madhe të dashurisë mes këtij qyteti. Selaniku e ka përqafuar atë bashkësi shqiptare nga të katër cepat e kombit tonë. Filloi të përkundej një pjesë e çmuar e kulturës tonë. Çajupi nga ana e tij bënte durim dhe pa djegur karrige dhe pa shqepur karrige me artin e satirës tregonte atë që i duhej e mbrapshtë ku ai hynte dhe dilte lirshëm me mirësjellje dhe kur nuk e pëlqenin.

Historia e shekullit 20, treguar disi harraqe ndaj shqiptarëve të Selanikut. Nuk duhet harruar ajo frymë bashëjetese dhe shpirti sipërmarrës që shqiptarët i mbarështuan këtij qyteti. Mos e harroni se si të gjitha etnitë e tjera që e kanë bërë Selanikun, atë botë me vete, ne kemi këtu edhe muret tanë të lotëve, edhe dëshmorët tanë. Vërtetë që nuk ka mbetur asgjë nga. I pashlyer do të mbetet gjaku i dëshmorëve që u marterizuan në këtë qytet. I skalitur ka mbetur memoriali i Spiro Kosturit, të cilin komuniteti shqiptar i Selanikut nuk duhet ta lërë në harresë, duhet të ndihet shumë krenarë.