Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka njoftoi se është një komunitet shqiptarësh që jeton prej kohësh në Ukrainë, ndërsa 11 shqiptarë janë pjesë e OSBE që janë evakuuar.
Ajo tha se ka komunikuar me 5-6 qytetarë që jetojnë atje që kanë kërkuar ndihmë, ku theksoi se ambasadat shqiptare janë të gatshme për t’i pritur ata.
“Ka një komunitet shumë të vogël shqiptarësh të integruar atje prej shumë vitesh dhe 11 shqiptarë në organizatën e OSBE që janë pjesë e planit të evakuimit ata janë të gjithë shëndoshë e mirë dhe do të kthehen në Shqipëri, ndërkohë që pjesa tjetër kemi qenë në kontakt me 5-6 prej tyre që kanë kërkuar asistencë për të lëvizur nga Ukraina dhe u kemi sugjeruar rrugë tokësore dhe ambasadat tona janë të gatshme për t’i pritur dhe jemi në komunikim të vazhdueshme me ta”, tha Xhaçka.