Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj deklaratave kritike ndaj ekzekutivit të presidentit Ilir Meta, i cili pohoi se qytetarëve nuk po trajtohen me dinjitet.
Ministrja deklaroi se ndjen “keqardhje” për deklaratat e kreut të shtetit, ndërkohë që qytetarët në radhë “nuk janë as pa Atdhe e as pa shtet dhe prova për këtë janë të gjithë ata djem e vajza, burra e gra me uniformen e ushtrisë, të policisë apo të shëndetësisë, që janë pranë tyre ditë e natë, në këtë situatë vërtetë shumë të vështirë. Është vërtetë për të ardhur keq që në vend të një inkurajimi, e pse jo të një shprehje mirënjohjeje për punën që po bëjnë në kushte kaq të vështira, ju gjeni fjalët me të papërshtatshme për një kryetar shtetit”.
Xhacka e cilëson si të pakuptimtë sulmin ndaj qeverisë “në kushte kur njerzillëku është një minimum pa të cilin realisht nuk ka më sens të flitet”.