Ministria e Drejtësisë në Angli ka publikuar statistikat për numrin e të burgosurve nga ku rezulton se shqiptarët janë nacionaliteti i parë me më shumë të burgosur krahasuar me nacionalitetet e huaja.
“The Times” raporton se numri shqiptarëve në Angli për herë të parë mbërriti në 999 pasuar nga polakët 835, rumunët 806, irlandezët 721 dhe xhamajkanët 440.
Sipas këtyre shifrave tashmë shqiptarët përbëjnë 10% të totalit të të burgosurve të huaj në burgje ndërkohë që në vitin 2013 shqiptarët në burgjet angleze përbënin vetëm 2%.
Shumica e shqiptarëve në burgjet angleze vuajnë dënimet si të përfshirë në trafikun dhe shitjen me shumicë të kokainës.
Vitet e fundit vihet re një shtim i theksuar i të dënuarve si të përfshirë në rritjen e Kanabisit artificialisht nëpër shtëpi.
Në raportin e NCA të vitit 2017 mbërrihej në përfundimin se “grupet kriminale shqiptare kanë krijuar tashmë një profil e influencë të lartë në krimin e organizuar në Mbretërinë e Bashkuar”./ Top Channel