Extra Shqiptari çmend grekët në “The Voice of Greece”

Shqiptari çmend grekët në “The Voice of Greece”

Marselino Sherifi është konkurrenti shqiptar që ka mahnitur jurinë e “The Voice of Greece” me timbrin e zërit të tij. 26-vjeçari u përball me 13 konkurrentë të tjerë në gjysmëfinale.

Ai u përzgjodh të jetë pjesë në mesin e tetë konkurrentëve që u vlerësuan nga publiku për të shkuar në finale, të cilët do të garojnë për çmimin e madh që është një kontratë me Minos EMI.

Sherifi u prezantua në spektaklin e talentëve si këngëtar dhe instrumentist nga Tirana. Finalja pritet të mbahet ditën e sotme në orën 21:00.

Nuk është hera e parë që te rinjtë e talentuar triumfojnë. Kanë lënë pa frymë para televizorëve miliona italianë dhe gjermanë, Elhaida Dani, Marsela Cibukaj, Albulena Krasniqi, Gentiana Mërtiri dhe Violeta Kokollari janë shqiptarë që kanë bërë pjesë në “talent-show” -n më spektakolar “The Voice” jashtë Shqipërisë.