Në 2 janar është vendosur të bëhet ceremonia e dhënies së shtetësisë greke simbolike emigrantit shqiptar që shpëtoi njerëz në tragjedinë e Matit.
Vendimi u botua më 21 dhjetor në fletoren zyrtare, ndërsa ceremonia do kryhet në praninë e presidentit Pavlopulos.
Qeveria greke veçoi 3 emigrantë, 2 egjiptianë dhe një 35-vjeçar shqiptar, emri i të cilit në vendim është Gani Xheka, ndërsa për publikun është njohur si Ervin Cenga.
Ministri i Brendshëm Aleksi Haritsi e konsideroi si minimumi që mund të bëjë shteti grek në shenjë mirënjohje të thellë për aktet heroike të emigrantëve në këtë tragjedi të madhe, që shënoi historinë bashkëkohore të Greqisë.