Një tragjedi ka ndodhur gjatë natës në Fondi, Itali, ku në një aksident rrugor ka vdekur një nënë e re 24-vjeçare.
Aksidenti ka ndodhur pasi shoferi, një 22-vjeçar shqiptar, ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte dhe për pasojë gruaja e tij ka ndërruar jetë.
Në makinë ndodhej edhe foshnja e tyre dhe motra e shoferit, që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
Shoferi nga Shqipëria i identifikuar si A.H., ishte partneri i viktimës 24-vjeçare dhe babai i fëmijës.
Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, e reja e identifikuar si Mariagrazia Bedin nuk i mbijetoi dot plagëve.
Sipas mediave italiane, shqiptari ka rezultuar nën efektin alkoolit dhe të drogës pas disa testimeve.
I riu u arrestua nga Policia italiane nën akuzën “vrasje me automjet” dhe për momentin ndodhet në arrest shtëpie.
E reja që humbi jetën në një aksident automobilistik ishte nëna e tre fëmijëve të vegjël. Në momentin e aksidentit në makinë ndodhej vetëm fëmija më i vogël, vetëm gjashtë muajsh