Guardia Di Finanza e Lecco-s ka vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar. I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua në autostradën e Parmës dhe fshihte 14 kilogramë kokainë. I riu qëndronte në Mariano Comense, një zonë në Como, por operonte në zonën e Lecco-s dhe ndiqej prej kohësh nga autoritetet.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai u ndalua në autostradë ku brenda makinës iu gjetën 11 kilogramë kokainë të ndarë në disa pako. Pas kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën edhe 3 kilogramë të tjera kokainë. 30-vjeçari u vu menjëherë në pranga dhe është dërguar në një burg në Parma.
Hetuesit besojnë se nëse droga do të nxirrej në treg do të arrinte fitime deri në 2 milionë Euro. Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbuluar origjinën e drogës dhe personat e tjerë që mund të jenë përfshirë në krim.