Një shqiptar në Kanada ka fituar një milion dollarë në shortin Lotto Max më 18 tetor. Bëhet fjalë për Gazmen Hashani, i cili është baba i tre fëmijëve.
Global News raporton se Hashani kontrolloi dy herë për t’u siguruar saktë nëse kishte fituar.
“Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollarë. Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep”, tha 49-vjeçari.
Ai thotë se pasi mori biletën shkoi në shtëpi dhe priti të vinte gruaja e tij për të ndarë lajmin.
“Kur i thashë se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej. Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë”, tha ai.
Ai shtoi se ka në plan t’i përdorë paratë e fituara për të bërë një paradhënie për një shtëpi.
“Trupi dhe mendja ime ndihen të qetë, një ndjenjë që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”,- thekson ai.