Edhe shqiptarët, ashtu si pjesa tjetër e botës i kanë sytë nga Ukraina. Shqiptari nga Vlora Amarildo Rodi që për 30 rreth vite jeton në Romë dhe që është pjesë e mbrojtjes civile. Mbrojta civile në Itali, është e gatshme që të jetë pjesë e trupave qe do nisen drejt Ukrainës për të dhënë ndihmën e parë për popullatën vendase. Kjo shoqatë e cila ndodhet në të gjithë Europën ka dërguar materiale mjekësore.
Amarildo Rodi duke qenë pjesë e rëndësishme e mbrojtjes civile në Itali, jep kontributin e tij në vende në nevojë. Aktualisht janë të gatshëm të nisen në zonat e nxehta të Ukrainës, duke i ndihmuar me aq sa kanë mundësi.
Mëngjesin e sotëm shoqata ka zhvilluar një mbledhje dhe për t’u organizuar më së miri për të qenë të përgatitur për situatën e jashtëzakonshme që përjeton Ukraina nga bombardimet e Rusisë.
Nga fshati kufitar Medyka në Poloninë juglindore, Amarildo Rodi tha se 9 kampe janë ngritur përgjatë kufirit për t’u siguruar refugjatëve Ukrainas ushqim, kujdes shëndetësor, një vend për të pushuar dhe për të kërkuar informacion. 90% e tyre tashmë e dinë se ku të shkojnë, të organizuar nga familja dhe miqtë e vendosur prej disa kohësh në Poloni, ku jetojnë rreth 1.5 milionë ukrainas nga një popullsi totale prej 38 milionë banorësh.
Për momentin, të zhvendosurit nga Ukraina po grumbullohen në kufijtë me Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Moldavinë, por këto janë vetëm ditët e para të asaj që do të bëhet një emergjencë masive për refugjatët. Vlerësohet se 5 milionë ukrainas, nga një popullsi prej 44 milionë banorësh, do të largohen nga vendi kryesisht për në kombet ku ndodhen tashmë të afërmit e tyre, dhe në këtë skenar, Italia përfaqëson vendin europian me komunitetin më të madh ukrainas.