Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane për tentativë vrasjeje të ish të dashurës.
Bëhet fjalë për një studente 20-vjeçare me origjinë greke, e cila është shtruar në spital për shkak të plagëve të rënda.
Jetmir Kurtsmajlaj, 27 vjeç, ish-student Politeknikut të Torinos, e ka goditur disa herë me thikë në gjoks, bark dhe qafë të renë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen San Salvario në Torino mbrëmjen e së dielës.
Plagosja e rëndë e së resë ndodhi jo shumë larg banesës së saj. Kanë qenë disa dëshmitarë që kanë parë të gjithë skenën e rëndë.
Ata kanë lajmëruar autoritetet, të cilët bënë më pas arrestimin e 27-vjeçarit. Autoritetet kanë sekuestruar thikën që ka përdorur i riu shqiptar për të goditur ish të dashurën.
Mediat italiane raportojnë se gjendja e studentes greke është e rëndë, por të paktën ndodhet jashtë rrezikut për jetën.