Një automjet i dyshimtë Renault Megane Scenic u ndalua nga policia dhe gjatë kontrollit, shoferi ka qenë kontradiktor në versionet e dhëna mbi udhëtimin dhe destinacionin.
Më pas nisën kontrollet e imtësishme në makinë, duke identifikuar një sasi kokaine.
Nëpërmjet një modifikimi artificial në vendin ku ndodhen bateritë, u zbulua një hapësirë ku vendosej droga.
Paketa që mbante kokainë jo lehtësisht e dallueshme në shikim të parë, ishte mbështjellë në një material plastik me vakum si dhe me letër celofoni.
Paketa ishte gjithashtu e mbushur me masë xhelatinoze, ndoshta pastë dhëmbësh një metodë e përdorur kjo për të kufizuar mundësinë e zbulimit nga qentë antidrogë.
Policia zbuloi 1 kg kokainë dhe analizat e para kanë zbuluar shkallën e pastërtisë prej 80%.