Aktualitet Shqiptarin e tradhtuan… veshët, dënohet me tre vite burg në Itali

Shqiptarin e tradhtuan… veshët, dënohet me tre vite burg në Itali

Një 25-vjeçar shqiptar, Fatjon Rrika, është dënuar me tre vite burg në Itali pasi është identifikuar nga pronari i një banese që ai kishte grabitur.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në vitin 2018, kur një grup prej tre shqiptarësh u futën për të plaçkitur një banesë në zonën e Mozzate në Itali.

Por ndërsa shqiptar ndodheshin ende në banesë, pronari i saj është kthyer duke i gjetur brenda.

Ata janë larguar me vrap duke kapërcyer murin dhe duke mundur që të shpëtojnë… por 25-vjeçari nga frika se mos e kapte, teksa largohej ka kthyer kokën pas duke kërcënuar pronarin e shtëpisë.

Kaq ka mjaftuar që italiani të fiksojë detaje të fytyrës së tij, për të bërë të mundur identifikimin në polici.

Pasi ka parë fotografinë e shqiptarit, ai ka qenë tejet i bindur se ishte ky grabitësi, pasi sipas tij veshët dhe hunda ishin identike me ato imazhe që kishte fiksuar në banesë.