Kuriozitete Shtangen shkencëtarët, guma korale në Australi më e madhe se Empire State

Shtangen shkencëtarët, guma korale në Australi më e madhe se Empire State

Shkencëtarët janë shtangur së fundmi pasi një gumë e madhe korale është zbuluar në Australi. Ky zbulim erdhi pas 12 muajsh kërkime dhe mendohet të jetë zbulimi i parë i këtij lloji në 120 vitet e fundit.

Guma sipas shkencëtarëve, citon BBC, ishte 500 metra e lartë, që do të thotë se është më e madhe se Empire State Building në Nju Jork dhe më e madhe se Kullat Binjake të Malajzisë.

Për zbulimin e saj bordi i anijes kërkimore, i cili është në pronësi të institutit “Schmidt Ocean Institute”, përdori një robot dhe video e shpërndarë ishte 3D.

Drejtoresha e këtij instituti për këtë zbulim u shpreh: Kjo gumë e gjatë gjysmë kilometri e gjetur në det të hapur në zonën e Cape York tregon më së miri se sa misterioze është bota pak përtej vijës sonë bregdetare.