Sport Shtatë gola të shënuar, Skënderbeu triumfon ndaj Tiranës. Vllaznia dhe Partizani ndahen...

Shtatë gola të shënuar, Skënderbeu triumfon ndaj Tiranës. Vllaznia dhe Partizani ndahen në paqe

Skënderbeu i ka dhënë fund krizës së rezultateve negative, teksa u rikthye te fitorja në kampionat. Korçarët triumfuan me rezultatin 3-4 ndaj Tiranës në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.

Një ndeshje me të vërtetë spektakolare, por në fund ishin miqtë ata që festuan. Dy golat e shpejtë të Franklin në minutën e 13-të dhe Shaqe në minutën e 18-të, i dhanë avantazhin e dyfishtë Skënderbeut. Tirana rihapi sfidën me golin e Abazajt në minutën e 28-të nga penallti, ndërsa 5 minuta më vonë, Liço shënoi te tretin për bardheblutë. Spektaklin e golave në pjesën e parë e vazhdoi edhe Përgjoni, që shënoi për 3-2 në minutën e 36-të.

Edhe pjesa e dytë nisi me raste, teksa në minutën e 63-të, Franklin shënoi të katërtin për Skënderbeun. Gjithçka u bë më e vështirë për Tiranën në minutën e 73-të. Kur Hoxhallari u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht inferioritetit numerik, bardheblutë ia dolën të shënojnë edhe golin e tretë, por vetëm kaq, pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Kjo fitore e ngjit Skënderbeun në vendin e gjashtë me 25 pikë, ndërsa Tirana mban vendin e katërt me 30 pikë.

Vllaznia dhe Partizani ndahen në paqe

Nuk prodhoi fitues supersfida e javës së 21-të, mes Vllaznisë dhe Partizanit, që u mbyll në barazim 1-1.

Ndeshje me raste të shumta shënimi nga të dyja ekipet, por në fund, u ndanë pikët. Vendosën dy golat e shënuar në pjesën e parë të takimit.

Maguette zhbllokoi sfidën, me golin e shënuar në minutën e 23-të, ndërsa shkodranët barazuan me Balajn në minutën e 42-të me penallti.

Pjesa e dytë, nuk kishte gola, me Partizanin që pas kësaj ndeshje mban vendin e dytë me 36 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e tretë me 33 pikë.