Kryesore Shtatë të vdekur dhe 1001 raste të reja me COVID-19

Shtatë të vdekur dhe 1001 raste të reja me COVID-19

Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë konfirmuar edhe 1001 raste të reja me virusin.

Viktimat ishin dy qytetarë nga Vlora 55 dhe 82 vjeç, një qytetar nga Shkodra 66 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 66-93 vjeç.

Rastet pozitive kanë dalë nga 3,956 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 1,803 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë, në Shqipëri janë shënuar 242,445 raste shërimi nga COVID.

Aktualisht janë 16,427 të infektuar me COVID-19 në të gjithë vendin.

128 persona janë të shtruar në spital, 23 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.

Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.