Kryesore Shtatë të vdekur dhe 547 raste të reja me Covid-19 në 24...

Shtatë të vdekur dhe 547 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Shtatë pacientë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se viktimat janë dy qytetarë nga Durrësi 50 dhe 63 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 67 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Saranda 67 vjeç, një qytetare nga Berati 74 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 75 vjeç.

Rastet e reja- Përsa i përket numrit të të infektuarve brenda një dite, rezulton të jenë 547 qytetarë nga 3015 testime që janë kryer.

238 raste pozitive janë në Tiranë, 28 në Berat, 26 në Fier, 23 në Kamëz, 22 në Elbasan, 21 në Vlorë, Shkodër, 17 në Durrës, 13 në Korçë, 12 në Sarandë, Gjirokastër, 10 në Mallakastër, 6 në Lezhë, Kolonjë, Kuçovë, 5 në Kukës, Kurbin, Rroskovec, Lushnje, Pogradec, Gramsh, 4 në Krujë, Vorë, Mat, Përmet, 3 në Patos, Divjakë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dimal, Peqin, 1 në Tropojë, Kavajë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Dropull, Devoll, Poliçan, Cërrik, Belsh, Librazhd.

Në të gjithë vendin janë 7,692 pacientë aktivë me Covid-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,279 që nga fillimi i pandemisë.

Statistika (30 Tetor 2021)

Raste të reja ditore       547

Të shëruar në 24 orë       409

Të shtruar në spitale      154

Humbje jete në 24 orë      7

Testime ditore             3015

Testime totale              1,304,222

Raste pozitive              184,887

Raste të shëruara           174,279

Raste Aktive                7,692

Humbje jete                 2,916

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,915

Fier             887

Durrës           642

Shkodër          504

Elbasan          343

Vlorë            322

Gjirokastër      264

Berat            230

Lezhë            190

Korçë            190

Kukës            125

Dibër            83