Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën shtatë qytetarë, ndërsa nga kryerja e 1003 testeve të dyshuara për Covid-19, 270 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën me dije se listës së të shëruarve i janë shtuar në orët e fundit 478 persona, duke e çuar kështu në total numrin e të shëruarve në 39134.
“Numri total i rasteve pozitive është 50.405 raste nga 178.390 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.305 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 478 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.134 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.966″, thuhet në njoftim.
Rastet pozitive: Prishtinë 100 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Gjilan 12 raste, Vushtrri 9 raste, Deçan 8 raste, Podujevë 8 raste, Prizren 8 raste, Ferizaj 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kamenicë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Viti 4 raste, Junik 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Kllokot 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Graçanicë 1 rast.