Shëndet Shtatë ushqimet më të dëmshme për mëlçinë që duhet t’i largoni nga...

Shtatë ushqimet më të dëmshme për mëlçinë që duhet t’i largoni nga dieta

Mëlçia është një nga organet thelbësore për funksionimin e duhur të trupit tonë. Është përgjegjëse për largimin e toksinave, nxit tretjen e ushqimit të asimiluar dhe është përgjegjëse për sintezën e sheqernave, kolesterolit dhe triglicerideve.

Megjithatë, një dietë e pasur me yndyrna të ngopura dhe vakte të mëdha, përveç abuzimit me duhanin dhe alkoolin, rëndon mëlçinë dhe shëndetin.

Ushqime të pasura me yndyrna të ngopura- Mish i pjekur dhe produktet e qumështit.

Ushqime të pasura me sheqerna të rafinuar– Të tilla si ëmbëlsirat, produktet e pjekura, pijet me sheqer dhe miellrat e rafinuar.

Patate të skuqura- Të gjitha ushqimet e skuqura.

Ushqime të pasura me kripë të shtuar– Si salsiçe apo perime të konservuara. Një dietë e pasur me natrium, në afat të gjatë, mund të shkaktojë cirrozë të mëlçisë.

Ushqime gjysme te gatshme dhe të konservuara, të cilat përmbajnë shumë konservues, yndyrna dhe sheqerna- Në këtë grup bëjnë pjesë ushqimet e gatuara paraprakisht, produktet e ëmbëlsirave, biskotat, supat në ngrirje ose të konservuara.

Mish i papërpunuar (i cili mund të përmbajë mikroorganizma ose toksina) ose i pjekur- Në fakt, pjesët e djegura të mishit të gatuara në skarë mund të çlirojnë akrilamid, një substancë përgjegjëse për kancerin. Prandaj këshillohet që mishi të gatuhet në avull.

Alkooli- Alkooli është shkaktari kryesor i dëmtimit të mëlçisë. Alkooli etilik metabolizohet në mëlçi në acetaldehid, një substancë toksike që mund të dëmtojë qelizat e mëlçisë.